Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Aksidenti tragjik, Velipoja u jep lamtumirën babait dhe dy fëmijëve

Nga Klodiana 0

Familja Preka në Velipojë, e cila prej dy ditësh ka hapur dyert e mortit, ka përcjellë sot në banesën e fundit babain Edmond Preka, dhe dy fëmijët e tij, djalin 8-muajsh dhe vajzën 5-vjeçare, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksident. Si pasojë e përplasje së makinës me të cilën familje Preka udhëtonte, me një automjet tip “Fuoristradë”, në autostradën Shkodër-Velipojë, mbeti e plagosur edhe gruaja e Edmondit dhe vajza 10-vjeçare.

Gruaja 36-vjeçare ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vajza mbahet në jetë me aparatura.

Të afërm, miq e qytetarë të zonës kanë marrë pjesë në homazhet në nderim të tyre, duke i përcjellë mes lotëve e dhimbjes për në banesën e fundit.

http://www.balkanweb.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej