Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Aksidenti tek Uji i Ftohtë, arrestohet shefi i hetimit të aksidenteve, devijoi hetimin në favor të firmës së ndërtimit

Nga Skenderi 0

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Vlorë  ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme shefin e Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor, 55-vjeçarin Myslym Ismailaj.

Polici Myslym Ismailaj , në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ), ka kryer veprimet proceduriale lidhur me aksidentin e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në rrugën pranë Ujit të Ftohtë, në Vlorë, ku humbi jetën shtetasi Kristi Panajoti  dhe mbeti  i plagosur shtetasi shtetasi Petraq Beja.

Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin.

Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>