Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Aksidenti/ Ristani: Lungomarja e ferrit u kthye në Lungomaren e vdekjes

Nga Rexhina Biba 0

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, tha se “Lungomarja e Ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në Lungomaren e vdekjes”, duke iu referuar aksidentit me pasojë vdekjen e një të riu që ndodhi të shtunën.
Ristani shtoi se qeveria e Edi Ramës duhet të mbajë përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës.

Reagimi i plotë i Ristanit: Lungomarja e ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në Lungomaren e vdekjes.  Një i ri humbi jetën dje aty, për shkak të një grope në Lungomare dhe në vend që qeveria e Edi Ramës të mbante përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës për punimet që vazhdojnë pa fund e janë kthyer në makth për qytetarët, për gropat që lë pas kudo, rend t’ua kalojë, siç bën gjithmonë, përgjegjësinë të tjerëve, fajin tek viktimat.
Ndërsa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varfëria, mjerimi, papunësia shtohen, Edi Rama vazhdon të shijojë qejfet e tij nga New Yorku në Paris nga Milano në Mynih. 

Sot çdo shqiptar e di që Edi Rama e donte pushtetin për veten e tij, për të rendur pas suksesit të munguar si piktor, për të blerë bileta mijëra dollarëshe, për të ndjekur ndeshjet e NBA në Majami, vizitat në stadiumin e Bajernit të Munihut apo pazaret në dyqanet më të shtrenjta të botës.

Vlorë/ Aksident te “Uji i ftohtë”. Humb jetën 17 vjeçari

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>