Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Aksident në Surrel, ndërron jetë një nga të plagosurit

Nga Klodiana 0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dajtit, në fshatin Surrel. Dyshohet se në makinë kanë qenë tre persona.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një prej të plagosurve.  Lulzim Balla dhe Zyhdi Alcani 55 vjeç u dërguan në spital, ndërsa i riu nuk ia ka dalë. Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca.

“Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani bëhet me dije se në automjet ndodheshin 3 persona të gjinisë mashkull.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej