Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Aksident në Mal të Zi, vdes 29-vjeçari shqiptar

Nga Media 0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana, ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.

Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej