Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, mjeti del nga rruga, plagosen 3 persona

Nga Ejona 0

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksidenti u rregjistrua mëngjesin e 1 janarit të 2017-ës në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.

Policia bën me dije se një automjet me targa të Durrësit i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.B, 32 vjeç, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe e për pasojë janë plagosur tre persona.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale K.V  22 vjeç e D.B  21 vjeç dhe një person tjetër të cilët janë dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia e Krujës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej