Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Aksident në aksin Bulqizë-Peshkopi, humbin jetën dy persona

Nga Skenderi 0

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidendi të rëndë rrugor në aksin Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Tre Çezmat”.

Mësohet se  kamionçina me targa AA 782 DH, që drejtohej nga Indrit Zeneli, ka rënë në lumin e Bulqizës  nga ura që të çon në fshatin Sopot.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit 40 vjeçari Zeneli, nga fshati Sopot i Bulqizës, si dhe Edion Kola, 35 vjeç, banues në Sopot, i cili po udhëtonte bashkë me viktimën tjetër.

Grupi hetimor  po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>