Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

AKEP bllokon 476 web faqe bastesh sportive, mes tyre edhe ajo e “Bastarena”

Nga Klodiana 0

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për bastet, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në cilësinë e organit rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, në ushtrim të kompetencave ligjore për mbikqyrjen, monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë së sipërmarrësve të rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, ka mbyllur 470 faqeve web të basteve sportive.

Mes faqeve web të mbyllura është edhe ajo e “Bastarena”, për të cilën opozita është shprehur se është kompania e vëllait të kryeministrit Rama.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë AKEP në një njooftim për shtyp, ku thuhet:

NJOFTIM MBI BLLOKIMIN E MENJËHERSHËM TË AKSESIT TË DISA FAQEVE ONLINE (DOMAINEVE)

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në cilësinë e organit rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, në ushtrim të kompetencave ligjore për mbikqyrjen, monitorimin dhe kontrollin

e veprimtarisë së sipërmarrësve të rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave rregullatore të përcaktuar në Ligjin Nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i ndryshuar, dhe aktet e tjera nënligjore të nxjerrë në zbatim të tij, ka administruar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shkresat zyrtare:

1.Nr. 20 prot. (i MFE) datë 04.01.2019 (Nr. 11 Prot. i AKEP datë 04.01.2019)

  1. Nr. 43 prot. (i MFE) datë 07.01.2019 (Nr. 33 Prot. i AKEP datë 08.01.2019)
  2. Nr. 81 prot. (i MFE) datë 10.01.2019 (Nr. 43 prot. i AKEP datë 10.01.2019)

nëpërmjet të cilave janë përcjellë tre lista faqesh interneti me anën e të cilave ushtrohet veprimtari në shkelje të Ligjit nr. 155/2015 “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me Ligjin nr. 75/2018 datë 09.11.2018.

Referuar gërmës e) të nenit 15 të Ligjit Nr.9918 datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar si dhe gërmës e), pika 1, e nenit 9 dhe pika 9 e Aneksit E të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

AKEP me shkresat Nr. 11/1 prot. datë 04.01.2019, Nr. 33/1 prot.  datë 08.01.2019 dhe Nr. 43/1 prot.  datë 11.01.2019 ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet (ISP) për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).

 Çdo sipërmarrës pas marrjes së njoftimit nga AKEP, është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme, si dhe të njoftojë AKEP-in për mbylljen e aksesit të tyre.

/faxweb/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej