Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Ajo që ndodhi më ka lënë pa fjalë”/ Sherri Gjoni- Salianji shokon Fakirin

Nga 27-shi 0

Punëtori i ngarkim-shkarkimit Fakir Shkreta, pësoi kolaps psikologjik para tre ditësh për shkak të sherrit brutal në një emision televiziv mes politikanëve Ervin Salianji (PD) dhe Ralf Gjoni (Neo-LSI).

Përplasja fizike e dy përfaqësuesve politikë e ka lënë të shokuar 56 vjeçarin, baba i pesë fëmijëve në përpjekje të vazhdueshme për të siguruar mbijetesën.

“Që në momentin kur pashë me sa pasion po flisnin në studio, ma ndjeu zemra”, shprehet Fakiri duke shtuar: “Është shumë e rëndë. Si mundet që normat dhe vlerat etike të një shoqërie si jona, të vendosen kaq hapur në pikëpyetje?”

Teksa mban mbi shpinë një ngarkesë inertesh, Shkreta ndalet për të komentuar disa momente rreth asaj që ai e përkufizoi si “pika e thyerjes morale” të Ralf Gjonit, gjë që sipas tij përbën kyçin për të lexuar në optikën e duhur këtë ngjarje.

Ai tha se kur dy njerëz që kanë kaq gjëra të përbashkëta sa Gjoni dhe Salianji arrijnë në pikën që të godasin njëri-tjetrin me shpulla e grushta për një pakënaqësi të vogël a për një fjalë të thënë ashtu pa kujdes, atëherë kjo marrëdhënie më mirë të përfundojë me kaq, pasi s’ka më asnjë kuptim.

“Ndjehem i lënduar në sedrën time si qytetar. Nuk më bëhet më për asnjë punë. Ajo që ndodhi më ka lënë pa fjalë”, shprehet Shkreta i cili dënon edhe sjelljen provokuese të Salianjit e cila mund të jetë bërë sebep që Gjonit nuk i mbajtën nervat.

Fakir Shkreta është vetëm njëri nga shqiptarët që nga sherri mes Gjonit dhe Salianjit, ka pësuar tronditje aq të pariparueshme sa të arrijë deri në pikën që të anashkalojë çdo gjë që ka rëndësi direkte për jetën e vet.

Shkreta gjithsesi mbahet nga shpresat e vakëta se në fund do të triumfojë kurajoja për të falur dhe sinqeriteti mes dy njerëzve, dy politikanëve si Gjoni dhe Salianji, të cilët do të dinë të gjejnë gjuhën e përbashkët duke e parë njëri tjetrin në sy.

/marrë nga Maçoku i Zi Facebook/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej