Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Aida, vajza që u dogj në bibliotekë duke tentuar të shpëtojë disa nga 3 milionë librat

Nga Media 0

Aida Buturović ishte një nga studentet më të mira në degën e Letërsisë në Universitetin e Sarajevës sipas kolegëve të saj. Fliste pesë gjuhë. Aida, donte kulturën dhe librat. Librat, si ata që ndodheshin në bibliotekën e Sarajevës. Ishin 3 milionë libra si dhe qindra dokumente origjinale nga koha e Perandorisë Osmane dhe monarkisë austro-hungareze. Ishin dëshmi e historisë qindravjeçare të Bosnjes dhe të identitetit të një shoqërie multikulturore.
Serbët e dinin mirë këtë, dhe në prill të vitit 1992 filluan të rrethonin qytetin. Disa muaj më vonë, në gusht të të njëjtit vit, ushtria serbe nën komandën e Radovan Karaxhiçit dhe gjeneralit Ratko Mlladiç kishte nën shënjestër ndërtesën e bibliotekës, “Vijećnica”.
Aida ishte atje. Sepse punonte te ajo biblioteke, sepse i donte librat. Sepse nuk mendonte se ishte e drejtë që të prekeshin librat. Duhej bërë diçka.
Kur bombat filluan të shkatërronin bibliotëkën, Aida nuk mendoi për asnjë çast që të largohej por vrapoi për të shpëtuar librat, për të shpëtuar historinë e Bosnjes.
Ndërkohë që të gjithë po largoheshin, ndërkohë që zjarret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë që të ishte e mundur.
Pastaj erdhi shpërthimi përfundimtar që i morri jetën Aidës dhe shkaterroi 3 milionë libra.
Ishte nata mes 25 dhe 26 gushtit 1992.

Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj 3 ditë me radhë, ditë në të cilat mbi Sarajevë fluturonin “zogj të zinj”, shkruante atëherë shkrimtari Valerijan Zujo: “Janë fletët e djegura nga libri i madh për ngritjen dhe rënien e Bosnjes dhe Sarajevës.”

Në foto: Biblioteka e Sarajevës duke u djegur.

Aida Buturovic.

https://www.facebook.com/fotografiteqekaneberehistorine/photos/a.108814476470888/244310326254635/?type=3&theater

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej