Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Ahmetaj: Rikthimi i rritjes ekonomike mundësoi shpërblimet për pensionistët

Nga Klodiana 0

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka konsideruar , vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike me rastin e festave të fundvitit si vëmendje të qeverisë ndaj shtresave në nevojë.

Në një status  në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj shprehet se:

Paketa e solidaritetit për festat e fundvitit, është një shprehje simbolike por kuptimplotë e vëmendjes së qeverisë ndaj shtresave më në nevojë. Shpërblim dhe mirënjohje për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, familjet e përmbytura, fermerët e dëmtuar, të cilët më shumë se kushdo, kanë ndjerë peshën e sakrificës së rimëkëmbjes ekonomike dhe reformave të vështira, por pikërisht për këtë arsye, ata më shumë se kushdo janë bërë mbështetje për këtë proces transformues të ekonomisë. Rikthimi i rritjes ekonomike dhe reformat kanë mundësi t’i shpërblejnë qytetarët. Nuk është ende mjaftueshëm, ndaj vitin e ardhshëm hedhim një tjetër hap para me rritjen e pagave dhe pensioneve!”, – përfundon Ahmetaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej