Ka than' i moçmi: 

"Ka bar për çdo të sëmurë, po për njerëz të këqinj s'ka kurë."

- Çajupi

Ahmetaj: Buxheti i 2017, buxheti më optimal në 25 vite

Nga Ejona 0


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka cilësuar buxhetin e 2017-ës si buxhetin më optimal në 25 vite për financat publike. Duke vlerësuar marrëveshjen me FMN-në ministri i Financave shkruan se rritja përshpejtohet në 3.8% dhe se borxhi publik ulet në 69.1%.

Statusi i Ahmetaj: “Me FMN, arritëm sot një marrëveshje të rëndësishme për Buxhetin 2017, buxheti më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet!

  1. Buxheti i rritjes ekonomike – rritja përshpejtohet në 3.8%, ose rreth katërfishi i asaj që ishte në vitin 2013.
  2. Buxheti i reformave – rreth 20 miliardë lekë për akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë: reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, reforma e decentralizimit dhe reforma e ujit.
  3. Buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë rreth 100 milionë dollarë (në 12 muaj) për rritjen e pagave dhe pensioneve 2017, fondi më i madh për paga dhe pensione i akorduar brenda një buxheti në 25 vite!
  4. Buxheti i investimeve publike – buxheti 2017 siguron nivel optimal të investimeve publike 5% e GDP (investime qendrore + Fondi i Zhvillimit të Rajoneve + mbështetje për sektorin energjetik), duke pasur huamarrjen (deficitin) më të ulët të arritur ndonjëherë, prej rreth 2% të GDP, pra balancën korente më pozitive në 25 vite prej rreth 2.9%, duke kapërcyer madje edhe kufirin e rregullit të artë.
  • Në 2017, ulim borxhin publik me pothuaj 3%, në 69.1%!
  • Në 2017 deficiti 2%, më i ulëti në 25 vite!
  • Në 2017, balanca primare është me suficit dhe më pozitivja në 25 vite në +0.7% (thënë ndryshe, shpenzimet për aktivitetet e qeverisë, janë më të ulëta së të ardhurat)!
  • Në 2017, rrisim pagat dhe pensionet – duke ulur borxhin – me reforma dhe konsolidim fiskal!”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej