Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Ahmetaj: 10% rritje rroge për arsimtarët

Nga Ejona 0

 

Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se mësuesve do tu rritet paga me 10 %. Ndryshe nga herët e tjera, Ahmetaj thekson se rritja e pagave dhe pensioneve nuk krijon borxh të ri.

Rritja e pagave u paralajmëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tha se do të jetë Ministria e Financave ajo që do të përcaktojë shumën se sa do të rriten.

Ndërkohë Nikolla ë një takim me mësues nga e gjithë Shqipëria, Nikolla u është përgjigjur të gjithë maturantëve jo fitues që kanë qenë të pakënaqur ndaj skemës së re të Maturës Shtetërore. Ministrja tha se të gjithë studentët fitues janë aty në bazë të meritës dhe se sistemi i vjetër ishte një sistem që vetëm rregjistronte studentë,  edhe me mesatare nën 6.

 

Nikolla: “Rruga për të standardizuar në rang ndërkombëtar nuk është kjo. Por mbetemi tek ajo formulë. Çfarë ndodhi? Sa ishte pesha e mesatares së gjimnazit? Vetëm 20 për qind për të zgjedhur universitetin. Rezultatet e provimeve, shkon në 70 për qind. Të gjithë i dinim ankesat nga maturantët dhe prindërit për formulën. Por, askush nuk kishte sy dhe vesh të dëgjonte. E llogariste kush e sa kushtonte kopja? A ka pasur transparencë? Asgjë.

Terr total. Ka në këtë sallë që unë i njoh, vlerësues provimesh. Se para tri vitesh e vendoste kufirin ministri. Meritë-preferenca ishte një algoritëm dhe askush nuk shihte se çfarë ndodhte. Algoritmi vepronte, kompjuteri regjistronte ID. Qetësia ishte e siguruar, gjimnazistët të qartë, por ne ju sjellim disa skema abuzimi me meritën. Këto ditë jam akuzuar shumë, jemi akuzuar shumë. Por në ditët në vijim do tregojmë se si jemi transformuar .

 Jemi të vendosur për t’u shkuar reformave deri në fund. Të dashur mësues, ju meritoni respektin maksimal. Qeveria ka vendosur që krahas mbështetjes me trajnim, qeveria ka vendosur që padyshim t’ju mbështesë edhe me rritjen e pagave. Do të jetë ministri i Financave që do të tregojë se sa dhe si do të rriten pagat për mësuesit dhe pedagogët, pedagogët që nuk kanë shënuar rritje page që nga viti 2005.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej