Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Agjentët e shërbimit sekret iranian kërcënojnë me jetë Majkon: Nuk kam frikë

Nga Media 0

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është kërcënuar nga agjentë të shërbimit sekret iranian, bënë të ditur në një artikulli Fox News.

“Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë e kanë paralajmëruar që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënim kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt, nuk kam frikë“, raporton Fox News

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes.

Në një artikull me titull “Irani po planifikon të vendosë terror në Europë, ndërkohë që ‘BE po përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, thuhet se zyrtarë amerikanë e kanë paralajmëruar duke i thënë se duhet të rrisë sigurinë ‘pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij’.

Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News paralajmërimin që i kanë bërë zyrtarët e lartë amerikanë, duke u shprehur se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”, duke shtuar  gjithashtu për Fox News se “Nuk kam frikë”, thuhet në artikull.

https://www.faxweb.al/kercenohet-me-jete-pandeli-majko-artikulli-i-fox-news-zyrtaret-amerikane-e-kane-paralajmeruar/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej