Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Adopto një pushtetar”

Nga Media 1 lexime1

Nga Endri Shabani

Jam vërtet i shqetësuar që kryeministri, ministrat, kryetari i bashkisë dhe deputetët deklarojnë të ardhura minimale në llogari bankare. Madje një pjesë e tyre kursejnë edhe lekët e dietave nëpër udhëtime, duke agjëruar për ditë të tëra, vetëm e vetëm që të sjellin diçka në shtëpi.

Prandaj propozoj që secili nga ne të adoptojë një pushtetar, të cilin ta ushqejë kur është në udhëtim.

Nese do të kontribosh por nuk njeh asnjë sekser që t’ia çosh donacionet direkt, mjafton të paguash taksat the tatimet. Sigurisht me kushtin që të mos ndihesh kur politikani t’i përdorë ato për nevojat e familjes së tij.

Nëse mendon që taksat nuk mjaftojnë, atëherë konsidero të blesh diçka nga oligarkët që mbajnë pushtetarët me bukë.

Nëse nuk ke para fare se je në varfëri ekstreme, nuk do të thotë që nuk duhet të marrësh përgjegjësinë që të takon. Ndaje me pushtetin miellin që të dha për zgjedhje.

Mos kurse asgjë! Çdo qindarkë vlen.

Le t’i japim fund këtij makthi!!! Le të ëndërrojmë një vend pa pushtetarë të uritur.

Loading...

Komente (1)

  1. Te paska lon SOROSI pa leke projektesh lali

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej