Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Acarohet “lufta e ftohtë”, Rusia mund të rihapë bazat në Kubë e Vietnam

Nga Skenderi 0

Rusia po shqyrton plane për të ringritur bazat e saj ushtarake në Vietnam dhe Kubë, që shërbyen si lojtarë kyç gjatë Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovietik dhe Perëndimit.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, të cilat citojnë zv.ministrin e Mbrojtjes. “Ne po e trajtojmë këtë çështje”, ka deklaruar Nikolai Pankov në Parlament.

Rusia mbylli bazën e saj të inteligjencës në Lurdes të Kubës dhe bazën detare në Kam Rahn në Vietnam në fillim të viteve 2000, në kuadër të planit të tërheqjes së pranisë së saj ushtarake nëpër botë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovietik.

Pankov deklaroi se Ministria e Mbrojtjes po rishikon vendimet e kaluara që çuan në mbylljen e dy bazave, por refuzoi të jepte detaje. Ministri i Jashtëm i Vitenamit refuzoi të bënte një koment për këtë kur u pyet, ndërsa zyrtarët kubanezë nuk ishin të gatshëm për mediat, raporton “Huffington Post”.

/tch/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej