Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

A pret miq?

Nga admin 0

Nga Enkel Demi

Zakonisht, kur më qëllon të bëj shkrime, titulli është gjëja e fundit që vendos, madje pasi është bërë redaktimi dhe korrektura. Në këtë rast është ndryshe. Titulli është një ftesë për njerëzit në një derë tjetër, ku do të shkëmbejmë të reja, do shënojmë fakte ditore, do shuajmë kërshërinë, do mundohemi të jemi disi të dobishëm, do zbavitemi. Ndaj përgjigjia e pyetjes: “A pret miq o i zoti i shtëpisë?” është thjesht: “Bujrum!”.

27.al është një faqe, portal quhet në gjuhën e medias, e cila i shtohet me një farë droje, me modesti. Kokëulur do të ishte më e gjetur, por në në shqip për fat të keq ka tingëllim robërues. Në këtë mozaik virtual që është krijuar gjithkush mund të pyesë përse na duhet dhe një tjetër. Boll kunguj po mbajmë në një sqetull. Në fakt, unë nuk e di përgjigjen përse duhet një më shumë, ndoshta ngaqë ata gazetarë që i janë bashkuar kësaj nisme nuk dinë kurrfarë pune tjetër për të bërë. Janë njerëz që kanë mbi 20 vjet që ushqehen me këtë zanat. Kështu, sado që tregu mund të jetë ding me faqe, gazeta, madje nganjëherë edhe me të njëjtat lajme, sërish dëshira e mirë na shtyn të mendojmë që do ketë diku një kënd edhe për ne. Jemi disa djem dhe vajza që do të vazhdojmë të bëjmë punën që deri dje kemi bërë për të tjerët, por kësaj here dëshirojmë të jemi vetë zotër të pronës sonë, lajmit, komentit, hajgareve. Ndoshta na ecën dhe lusim Zotin për këtë, ndoshta dështojmë, por të paktën do të themi që ja e provuam.

27.al nuk i shpëton dot klishesë që të deklarohet e pavarur, sepse besojmë tek kjo gjë si buka që hamë, por nuk themi dot që nuk kemi opinion politik dhe më gjerë. Kjo do të thotë që tesha pune që kemi në të gjitha vaktet e ditës është kritika, por kur lajmi kryqëzohet në burime të ndryshme dhe kur piramida e tij është hajmalia jonë e vetme. Më shumë nuk do të shpjegoj, sepse rrugës do na zbuloni, nëse do ju pëlqejë oda jonë e kumteve.

Unë nuk besoj tek numerologjia. Madje, nuk e di nëse jam i saktë dhe a përdoret termi kështu. Por, mendoj që ne na shenjojnë datat, numrat e historisë. Ditëlindja, dita e mortit, dita e fatkeqësisë, dita e haresë, martesës. Kombin e shenjojnë po ashtu datat. Sa grindemi prej çerek shekulli për datën e çlirimit, 28 apo 29? Kush është 28-ësh është antikomunist. Kush i përket 29-ës komunist. Ne jemi 27-sha, sepse për mua, por edhe për vendin tonë ky numër është shenja e një prej tragjedive më të mëdha kombëtare. Në 27 qershor çamët i vranë, i përzunë, i detyruan të përshkruajnë një kalvar të ngjashëm me eksodet biblike.

Ndaj, jo vetëm prej origjinës, traditës, por edhe dëshirës për të thënë të vërtetën pranuam të shenjohemi me 27.al. E pastë jetën e gjatë!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej