Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

A jemi 1?

Nga Media 0

Nga Mesila Doda

Në fillim u mendua se ishte një gabim, më pas u ndjemë të hutuar dhe tash në fund një dëshpërim krejt i natyrshëm po përhapet me shpejtësi pas lajmit të pabesueshëm se ish-kryeministri i Kosovës, kryetar i një partie parlamentare AAK-së, i akuzuar dy herë dhe po aq herë i shpallur i pafajshëm nga Tribunal i Hagës Rramush Haradinaj, ndalohet në territorin francez si pasojë e një urdhri ndalimi nga qeveria serbe.
Ndalimi nuk ndodh në Serbi, siç mund të kish qenë e kuptueshme…ndodh në Francë, një vend në të cilin Rramush Haradinaj ka qenë edhe herë të tjera, një vend që bën pjesë në forcat e armatosura KFOR që janë të instaluara në Kosovë, një vend që njeh fuqinë e vendimeve të Hagës dhe që konsiderohet si zemër e Europës.
Kjo është rrjedhoja e politikës mjerane, të pafuqishme e disfatiste që shqiptarët kanë prodhuar gjatë këtyre viteve. Përgjatë historisë sonë politikanët kanë lëshuar shpesh pjesë të territoreve kombëtare për të marrë pushtet… dhe sot e gjejmë Shqipërinë me çerekun e territoreve që do duhet të kishte, sot e gjejmë luftën e luftëtarëve të Kosovës nën akuzë në Tribunal e ngritur me votën e deputetëve shqiptarë të Kosovës, gjejmë Kosovën të shqyer në Mitrovicë, Preshevë e në Mal të Zi, sot vështrojmë pa kurrfarë habie se si një luftë heroike e vetëmbrojtëse po demontohet moralisht e ligjërisht dhe po vihet nën akuzë, ndërsa ne mjerisht ose rrimë e kundrojmë pa lëvizur as gishtin, ose i japim votën në Kuvend…
Tash, ka nevojë për veprime e bashkëveprime urgjente. Më së pari, shteti shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të veprojë si një i vetëm. Të lëmë mënjanë cicërimat sa në Tiranë e sa në Prishtinë dhe t’i dalim bashkërisht në krah Rramush Haradinajt që sot është fytyra e Luftës së UÇK-së, anipse e goditur, e përbaltur dhe e tradhëtuar. Së dyti, të nisim një proces të vërtetë bashkimi mendjesh e politikash të përbashkëta, të lemë mënjanë marrinat e Kombit Kosovar e Shqiptar dhe të sillemi si një gjak e një mendje.
Rramush Haradinaj nuk ka nevojë për askënd nga ne. Ja ka dalë bukur fort të tregojë pafajsinë e tij me parë, e ka dalë me ballin lart nga Haga dhe do ja dalë edhe kësaj here. Por, sot e kaluara dhe e ardhmja jonë ka nevojë për mbrojtje nga të gjithë ne, nga politikanët e Shqipërisë, Kosovës, opozita, diaspora, diplomacia dhe ekonomia e fuqishme dhe që vepron njëherazi. Veprime e protesta energjike, në Francë nga diaspora, në diplomaci nga Tirana e Prishtina, protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë…duhet të fillojmë të sillemi si një komb i përgjegjshëm.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej