Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

A do të ketë më Mirditë…?

Nga Media 0

Nga Gjergj Meta

Mirdita nuk është vetëm një nocion gjeografik. Është diçka më shumë dhe më e thellë. Mirdita është një realitet shpirtëror, nje areal antropologjik sui generis, unik në historinë e Shqipërisë. Këtu u ruajtën të paprekura nëpër shekuj e shtrëngata tre përbërës që e bëjnë unike këtë zonë: identiteti shqiptar, ai religjioz katolik dhe juridik. Këtu, sikurse thotë poeti Primo Shllaku, u ngjiz kombi shqiptar.

Mirdita është histori e gojdhënë njëkohësisht, qartësi dhe kontradiksion në të njëjtën kohë, mal dhe qiell në të njëjtin vend. Mirdita është shpirt dhe ky shpirt endet maleve e luginave, nëpër rrafshnalta e kulla te braktisuna.

Të braktisësh një vend nuk është vetëm braktisja e një shtëpie, por e historisë, e brezave, është një çrrënjosje. Të braktisësh Mirditën do të thotë të hedhësh në erë qindra vjet histori, një nga historitë më të bukura të trevave shqiptare. Por për nevojat imediate nuk mendohet dëmi afatgjatë që shkaktohet. Prandaj nganjëherë pyes veten: edhe sa do të ketë Mirditë me mirditorë në të?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej