Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

A do të hyjë PD në zgjedhjet lokale? Ja si i përgjigjet Basha

Nga Media 0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar nga Shkodra nëse PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të Qershorit, duke thënë se ka kohë deri në atë datë.

Gazetari: A do të futeni në zgjedhjet lokale

Basha: Kur janë zgjedhjet lokale

Gazetari: Në 30 Qershor

Basha: Kemi kohë deri atëherë, mos dil nga tema

Gazetarja: Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të ndiqni

Basha: Ne do të gërshetojmë protestat, mosbindjen civile me turin tonë të shpresës, të alternativave që kemi për qytetarët. Ne jemi me njerëzit dhe për njerëzit.

Lidhur me deklartatat e ndërkombëtarëve, Basha u shpreh: Kenedi pat’ thënë dikur: “mos pyesni çfarë do bëjë vendi juaj për ju, por pyesni çfarë do bëni ju për vendin tuaj”.

Unë dua që gjithë secili prej jush që është akoma në dilemë midis realitetit të mjerë tuajin, fqinjëve tuaj, të familjarëve tuaj dhe deklaratave në lidhje me realitetin, ti bëni të njëjtën pyetje çdo miku që i do të mirën Shqipërisë.

A do të pranonit për vendin tuaj këtë që i kërkoni shqiptarëve të  pranojnë për veten e tyre një kryeministër që vjen me krimin, qeverisë për krimin në vend që ti shërbejë popullit?

A do të pranonit vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me PPP korruptive?

A do të pranonit bashkëqeverisjen me bandat që terrorizojnë qytetarët?

A do të pranonin mjerimin ekonomik, varfërinë, mungesën e shpresës dhe emigracionin?

Përgjigjja e tyre do të ishte e thjeshtë dhe e qartë. Askush nuk e pranon këtë për veten e tyre.

Përgjigjja ime mbetet, mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranoni për popujt tuaj. PD, unë Lulzim Basha dhe gjithë qytetarët e ndershëm jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet dhe vlerat evropiane në Shqipëri.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej