Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

A din kush me na kallzue se çka arriti Samiti i parë i Diapsorës që po mblidhet i dyti?!!

Nga Media 0

Nga Ilir Seci

A din kush me na kallzue se çka arriti Samiti i parë i Diapsorës që me e marrë vesh pse po mblidhet Samiti i dytë!?

Mos u bani fasadë e korrupsionit shterrues që zbrazi Shqipninë këto 30 vitet e fundit o njerëz! Establishmenti Politik i Tiranës asht krijuesi i kësaj Diaspore ma së pari, Establishmenti asht shkaktari dhe përgjegjësi i gjakrrjedhjes kombëtare. Sipas statistikave të OKB-së këto 30 vitet e fundit 1 milion e gjysë shqiptare jane largue nga vendi, 1 milion e gjysë nga 3 milionë e gjysë banorë që kishte vendi me 1990. Thuejse gjysma e vendit…

E ashtequejtuna ministri e diasporës që ban këtë samit drejtohet nga Pandeli Majko, nji ish-kryeministër që ka kontribut të madh në zbrazjen e vendit, jo vetëm kur ishte kryeministër por tanë këto 30 vite sepse ishte dhe mbeti politikan aktiv tanë këtë kohë.

Vertetë politikan i paaftë sa s’ka ku shkon, por prapëseprapë damin e ban të madh…i paafte deri në nivele qesharake, mjafton me pa siglën e Samitit të Dytë të Diasporës, nji qyqe sigle e kanë shkrue me gabim drejtshkrimor, – “Samiti i II-të” e kanë shkrue!? Sipas drejtshkrimit të shqipes more shoku Pandi kjo asht gabim…Merr disa kurse Shqipje o Pandeliçkë se le nam – ke fillu me e folë edhe shqipen si anglishten.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej