Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Të rinjtë mblidhen në Kosovë: Mos lini kënd t’ju përbuzë

Nga 27.al 0

Në Kosovë është organizuar një konferencë e të rinjve , ku morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria. Mysafirët diskutuan për të rinjtë në shtetet respetive dhe mënyrën se si mund të ndikohet  në qeverisje.

Në këtë konferencë Çamëria përfaqësohej nga kryetari i  Klubit të Patriotëve të  Rinj, Albano Idrizi.

Më poshtë ndjekim fjalën e tij të plotë.

3

Ndërsa mendohesha në ç’mënyrë mund ta nisja fjalën time, parapëlqeva ta filloj me një citim prej Biblës, si shprehje e mendimit më të kulluar që ngrihet mbi vetëdijen e individit, e që përfjalshëm thotë “Mos lejoni askënd t’ju shohë me përbuzje sepse jeni të rinj; por bëhuni ju shembulli”.

Secili prej nesh individualisht është shembulli i objektivave që kemi ndërtuar në jetë dhe secili prej nesh ka potencialin ta kthejë vullnetin në provë e po ashtu, të gjithë bashkë mund të provojmë se ne jemi zëri i mendimit tonë dhe energjitë pozitive të moshës rinore të provojmë t’i kthejmë në forcën për ta ndërtuar të ardhmen ashtu siç dëshirojmë ta shohim.

Në Shqipëri, ne, të rinjtë përbëjmë më shumë se një të katërtën e popullsisë dhe nëse bashkarisht orientohemi në hartimin e strategjive dhe planifikimeve për të ardhmen tonë, të vetëdijshëm në të qenit pjesa më vitale e shoqërisë, të drejtuar në motivimin për të sjellë ndryshim, në këtë shoqëri sa me mundësi të jashtëzakonshme, po aq edhe me risqe e kompleksitet, sfida jonë më e madhe mbetet rruga për të gjetur drejtimin që na frymëzon.

Zëri ynë në politikë dhe në jetën publike, forcon aftësitë tona dhe lehtëson aksesin në punë, duke luajtur rol të plotë në ndërtimin e bashkësive të forta dhe më gjithëpërfshirëse.

Fuqizimi ynë veçse e ndihmon këtë vend në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë ne.

Të rinjtë janë një rezervuar i pashfrytëzuar i talenteve dhe është thelbësore për t’i dhënë kujtdo prej nesh mundësi të barabarta për të shprehur mendimet dhe për të zhbllokuar potencialet.

Në filozofi të politikave rinore që ne duhet te përpiqemi të promovojme është krijimi i hapësirave të lira për çdokënd që ka diçka për të ofruar, që ka diçka për të ndarë me të tjerë, që ka diçka për të treguar, që ka gjithçka për të qenë i denjë për të kontribuar, që ka besimin për të shpresuar dhe ka shpresën për të qenë gur ndryshimi i besimit, me të cilën ka ofruar dijen dhe energjitë.

Askush më mirë se ne nuk i di çështjet, të cilat na prekin, apo mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur. Kjo është arsyeja pse askush nuk mund të artikulohet më mirë se ne në emrin tonë dhe që fjala jonë të ketë zë, duhet të shohim përtej vetes; e duke qenë bashkë mund të jemi shpresë për këdo të pavendosur që fillimisht pret të frymëzohet prej politikave tona, për t’u na u bashkuar më pas.

E dini që programi i BE-së për rininë motivohet nga dy objektiva të ndërlidhur? Dhe ato janë krijimi i mundësive të barabarta në arsim e në tregun e punës dhe promovimi i qytetarisë aktive.

Për të qenë qytetarë aktivë, na duhet patjetër të punojmë fort për fuqizimin e të rinjve, të cilët kanë dëshirë të marrin pjesë në shoqëri, të jenë bashkëudhëtarë të hartimin të politikave që bëhen në emër të tyre, për të përmirësuar jetën, duke përfaqësuar dhe avokuar nevojat e interesat.2

Në një prej thënieve të tij, Barack Obama citon se: “Ndryshimi nuk vjen nëse presim dikë tjetër apo një kohë tjetër. Ne jemi dikushi që kemi qenë duke pritur. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë’’.

Unë dua që të rinjtë të jenë aktivë; dhe këtu hedh për diskutim të mëtejshëm idenë e hartimit të një programi që ka në qendër të vëmendjes të rinjtë e vendeve tona; që kërkon angazhimin e secilit prej nesh për hartimin e studimeve të vazhdueshme e të qëndrueshme lidhur me përfshirjen, organizimin, kalendarin e aktiviteteve, rritjen potenciale dhe matjen aktuale të peshës sonë brenda dhe jashte hapësirës shqipfolëse, si dhe vazhdimin e pandërprerë të punëve që kemi nisur së bashku si nisja e formimit të kuvendit rinor mbarëkombëtar shqiptar.

Këto janë shumë pak në krahasim me atë që unë sot ju propozoj të bëjmë në vazhdim.

Ne duhet të jemi një fuqi e pashtershme, e pandërprerë, e rritshme në numër dhe në ide, për të bërë dallimin mes të dobishmes dhe jo të dobishmes. Dhe për këtë nuk duhet të përçahemi për interesa të ngushta individuale, por të jemi te shtrënguar rreth një qëllimi: të jemi të pamposhtur drejt vizionit që shohim brenda nesh, e që më tej këtë vizion ta kthejmë në provë të matshme të rezultateve, ku synojmë të arrijmë.

Thënë sinqerisht mes nesh, ka shumë gjëra që secili do donte të ndryshonte, shumë gjëra që nuk shkojnë ashtu siç ne duam, e për këtë nuk mjaftomn veç prania në heshtje, por fuqia për t’u shprehur e dëgjuar.

Unë kam synimin e qartë për ta kthyer kete takim në një platformë unike, sepse ne jemi të fortë, por ne duhet të bëhemi më të fortë. Ne duhet të përdorin këtë rrjet të bashkëpunimit për të forcuar njëri-tjetrin dhe për të forcuar platformën tonë. Ne duhet të bëjmë që kjo të jetë lufta për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë të rinjve të vendit tonë. Ne kemi nevojë të rrisim pjesëmarrjen, sepse ne e dimë se në qoftë se të vetmit që marrin pjesë janë ai brez i mësuar prej kaq vitesh të bëjë zhurmë, kjo do të kthehet në kërcënim për sistemin demokratik dhe kundër përmbushjes së të drejtave dhe nevojave të të rinjve.

Pjesëmarrja e të rinjve nuk është vetëm votimi, por votimi është një pjesë thelbësore e pjesëmarrjes së të rinjve. Afrimi i votuesve të rinj është një hap i mirë i parë në dobi të punës për të rinjtë, pasi duke u fuqizuar për të votuar në zgjedhje, bëhen më tej pjesëmarrës në diskutime në grupet shoqërore ku bëjnë pjesë. Kjo është diçka që duhet të vazhdojë dhe për të cilën ne duhet të punojmë me përkushtim. Ne duhet të angazhohemi për ta çuar Rininë Shqiptare ne një hapësirë të sigurt ku mund të diskutojmë, të biem dakord, të mësojnë prej njëri-tjetrit dhe së bashku të vendosur në agjendën e platformës tonë të përbashkët. Një hapësirë ku secili ndihet i vlerësuar dhe i mirëpritur. Platforma që unë dëshiroj ta ndërtojmë të gjithë bashkë, me kontributin e çdokujt që është anëtar yni, është dëshmi që të rinjtë pa dallime mund të vijnë së bashku të bashkuar në një besim të përbashkët në rëndësinë për të punuar për një Shqipëri më të mirë. Një Shqipëri pa paragjykime. Një shoqëri e denjë europiane që u mundëson të rinjve të përmbushin ëndrrat e tyre dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri.

Kjo, miqtë e mi, është forca jonë e madhe.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej