Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

9 xhihadistët e pandehur kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Apelit

Nga Rexhina Biba 0

Nëntë të dënuarit e akuzuar për nxitje të terrorizmit dhe rekrutim të besimtarëve për ti dërguar si luftëtarë në Siri kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Apelit.

Seanca e sotme është zhvilluar e tensionuar pasi një nga të akuzuarit, Fadil Myslimani është shprehur sërish kundër Gjykatës.

Ai ka thënë para trupës gjykuese se shumë shpejt zullumqarët do të qeshin pak dhe do të qajnë shumë.

Në maj të këtij viti Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë në total për ta 126 vjet burg. Dënimet më të rënda janë dhënë për dy imamët e vetëshpallur: Bujar Hysa dhe Genc Balla, përkatësisht me 18 dhe 17 vjet burg.

Gjykata e Apelit pritet ta shpallë vendimin më 30 nëntor.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>