Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

8-vjeçari shqiptar fiton konkursin e inteligjencës në Francë (Film)

Nga Media 0

Anxhelo Yzeiraj është 8-vjeçari nga Tirana me njohuri të përgjithshme mbi mesataren. Në moshën 1-vjeçare ai është zhvendosur bashkë me familjen për në Francë, ku ka qëndruar për rreth 4 vite.

Në Francë ai ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për inteligjencën. Nga 48 pjesëmarrës, ku më i madhi ishte 18 vjeç, Anxhelo fitoi vendin e parë.

Psikologë të ndryshëm në Francë të cilët e vizitonin Anxhelon 1 herë në javë thonë se ai kishte inteligjencë mbi normalen për moshën e tij dhe kujtesë shumë të mirë.

8-vjeçari me njohuri nga fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me babain e tij Denis Yzeiraj.

Babai i Anxhelos tha:

”Unë nuk dua ta mburr djalin tim, por ai është fëmijë shembullor. Ai ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur ka marrë pjesë në një konkurs me 48 pjesëmarrës në Francë dhe ka fituar çmimin e parë. Pas konkursit ai ka ngritur flamurin shqiptar në Francë. Edhe drejtori i shkollës në Francë më vinte në shtëpi dhe më thoshte ke një djalë të përkryer. Ai ka qenë 3 vjeç e gjysmë kur vura re se kishte memorie shumë të fortë. Kur i tregoja përralla në të cilat përfshija shtetet dhe kryeqytetet e botës vura re se i mbante mend të gjitha. Pasi jemi kthyer nga Franca kam nisur t’i mësoj historinë e Shqipërisë dhe çdo gjë që i kisha thënë unë ai m’i tregonte mbrapsht”.

Gjatë emisionit 8-vjeçari iu përgjigj edhe një pyetësori dhe nuk gaboi në asnjërën nga përgjigjet. Ai tha po ashtu se lënda e tij e preferuar në shkollë është Matematika dhe se kur të rritet dëshiron që të bëhet inxhinier dhe gjeograf.

8-vjeçari u shpreh:

”Këtë vit unë kam ndryshuar shkollën dhe mësuesja ende nuk e di sa shumë gjëra di, por do ta mësojë. Unë kur të rritem dua të bëhem inxhinier dhe gjeograf sepse ato ndërtojnë gradaçela. Matematika është lënda ime e preferuar në shkollë”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej