Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

8 të plagosur nga tritoli në dyqan, mes tyre dhe objektivi i atentatit “I forti i Shkodrës”

Nga Media 0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës rreth orës 10:30.
Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë mëngjes në një dyqan në Rus duke lënë të plagosur shtatë persona.
 Rreth 300 gr lëndë eksplozivë janë vendosur në një motor të parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh ndërsa objektivi i sulmit ka qenë pronari i rij Lulzim Kulla.

42-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë rëndë nga shpërthimi, ndërsa krahas tij, plagë kanë marrë edhe 7 persona të tjerë të cilët kanë qenë kalimtarë të rastësishëm.

Të plagosurit e tjerë janë Arjola Gjonaj – 31 vjeçe, Pjetër Arra 53 – vjeç, Gentian Suça – 40 vjeçe, Ditmir Myftia – 32 vjeç, Pjeter Daka – 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq – 50 vjeçe.

Ditmir Myftia raportoht të jetë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerët jashtë rrezikut për jetën.

Lul Kulla është emër i njohur për policinë pasi njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej