Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

5 trajtime natyrale si të qetësoni djegiet nga dielli në kushte shtëpie

Nga Rexhina Biba 0

Vera ka ardhur dhe shumë prej jush i kanë nisur tashmë pushimet, duke iu gëzuar detit dhe rrezeve të diellit.

Edhe pse këto të fundit, ashtu siç ju japin sasinë e duhur të vitaminës C, mund edhe t’ju sjellin probleme siç janë djegiet nga dielli. Ekspozimi gjatë pikut të vapës, mos harroni që termometri po shënon shifra tç çmendura këto ditë, dhe mospërdorimi i kremit mbrojtës ose locioneve të tjera shkaktojnë djegiet nga dielli. Skuqja, lëkura e thatë dhe temerpatura e lartë janë disa prej simptomave të djegieve nga dielli. Nëse deri më sot i keni besuar mamasë ose gjyshes që ju lyente shpinën, shpatullat soe këmbët me kos, tashmë Living ju njeh me 5 trajtime natyrale që do ju ndihmojnë në rast se rrezikoni të digjeni:1.Qumësht : Acidet laktike të qumështit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freksie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambukur dhe lyeni zonat e irrituara disa herë në ditë.

2. Aplikoni uthull molle: Uthulla e mollës është e pasur me acide natyrore, të cilat rivendosin pH-in normal të lëkurës dhe ndihmojnë në rigjenerimin e indeve. Merrni gjysmë gote uthull molle dhe përziejeni me ujë të ftohtë. Përzierjen shtojeni në një shishe në formë sprucatori dhe spërkasini disa herë gjatë ditës lëkurën. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.

3. Aloe Vera: Xheli i Aloe versa është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni driekt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubeta akulli me xhelin e Aloe veras.

4. Kripë: Në pamjë të parë mund t’ju duket ide e çmendur, por kripa favorizon mbajtjen e ujit në lëkurë çka e bën më të lëhtë trajtimin e saj. Në një litër ujë tresni një filxhan kafeje kripë të jodizuar dhe lyeni lëkurën me të.

5.Kamomili: Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, tëcilat luftojnë infamacionin e lëkurës dhe trajtimet e tjera. Zieni çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kubeta akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhimit.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej