Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

5 gjyqtarët që firmosën pafajësinë e “Hakmarrjes për Drejtësi”

Nga Skenderi 0

Pafajësisë për 10 anëtarët e bandës “Hakmarrja pë Drejtësi” u vendos nga pesë gjyqtarë, të cilët ishin caktuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Me vendimin nr.88 të 8 korrikut 2016, KLD  vendosi të delegojë një trupë gjyqësore me 5 gjyqtarë, të kryesuar nga Agim Bendo, për të gjykuar dosjen e 10 të pandehurve të “Hakmarrjes për Drejtësi”.

Kështu sipas vendimit të KLD, Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe konkretisht: Agim Bendo, Fatos Qato, Zamir Poda, Alaudin Malaj dhe Artur Kalaja, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, çështjen penale në ngarkim të  10 të pandehurve.

Ky vendim është marrë në kushtet, kur Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, nuk kishte trupë gjyqësore tjetër, pasi të gjithë gjyqtarët ishin ezauruar në gjykimin e kësaj dosje.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej