Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

5 euro për të hyrë në Europë, skema e re prek edhe shqiptarët

Nga Skenderi 0

5 euro do të jetë tarifa për të hyrë në Europë në një të ardhme të afrët për çdo qytetar  nga vendet  jo anëtare të BE-së.

Kështu parashikon plani i ri i Bashkimit Europian, që synon të shtrëngojë disi kontrollin ndaj të huajve që hyjnë në Evropë dhe që nuk kanë nevojë të pajisen me vizë në zonën “Schengen”, siç është edhe Shqipëria.

Kjo skemë do prekë  qytetarët shqiptarë , pasi   Shqipëria nuk është anëtarësuar me të drejta të plota në BE.

Skema e re do të propozohet në Komisionin Europian këtë të mërkurë, ku do të propozohet krijimi i  Sistemit Europian të Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve, “ETIAS”, i  cili pritet të fillojë funksionimin në vitin 2020.

Sistemi do të ngrihet mbi modelin e njëjtë amerikan, por do të jetë më i lirë pasi qytetaret do paguajnë 5 euro për 5 vjet, ndërsa në Amerikë paguhen 60 dollarë për 2 vjet.

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>