Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

5 arsyet pse duhet të mbani një qen

Nga Klodiana 0

1. Ju largojnë stresin

Shëndeti psikologjik është shumë i rëndësishëm për secilin prej nesh, nëse dëshironi ta përmirësoni duhet të keni një qen. Njerëzit që mbajnë një qen janë më të aftë të përballen me vështirësitë sociale. Personat që kanë një qenë janë me vetëvlerësim, shpesh herë mund të krijoni edhe njohje të reja. Mund të argëtohen nëse luani ose dilni xhiro me qenin tuaj.

2.Ulin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare

Shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës janë ushqimet si kripa dhe alkoli, ndërsa qenët janë të rëndësishëm për personat që duan të shmangin problemet kardiovaskulare. Studime në Universitetin Queens në Belfast kanë vërtetuar që njerëzit që mbajnë qen kanë nivel më të ulet të kolesterolit dhe presionit të gjakut në krahasim me ata që mbajnë mace apo kafshë tjetër.

3. Ata ju vënë në lëvizje

Ata që kanë një qen janë personat që shëtisin më tepër në park, kjo ndihmon shëndetin tuaj fizik por edhe psikologjik. Pa e kuptuar ata bëjnë më shumë ecje dhe aktivitet fizik, diçka shumë e mirë për organizmin dhe shëndetin.

4. Ju mbajnë larg doktorit
Sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 900 persona, u vu re se ata që mbanin qen kishin reduktuar takimet me doktorin. Ndikimi në shëndetin e përgjithshëm tek njerëzit nuk ka të bëjë as me moshën, gjininë apo statusin social. Rezultati është i njëjtë, ndikim pozitiv në shëndet.

5. Fëmijët janë më të lumtur

Ka shumë prindër që refuzojnë të blejnë një qen për fëmijët e tyre, nga frika e baktereve të ndryshme. Sipas studiuesve, qëndrimi i qenit në ambientin ku është dhe fëmija, ndikon në rritjen e imunitetit të tij, por edhe më pak të ndjeshëm ndaj alergjive. Fëmijët duhet ti lejoni të luajnë me qenin, kështu ata mund të argëtohen, mund të jenë më të lumtur. Gjithashtu nëse fëmija rritet në një familje që mban qen, është më pak i prirur për të qen mbipeshë apo obez.

http://shqiptarja.com/lajme_te_mira/2729/5-arsyet-pse-duhet-t–mbani-nj–qen-454316.html

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej