Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

400 kw me Maqedoninë nis në 2017, OST nënshkruan marrëveshjen me bankën Gjermane

Nga Skenderi 0

Është nënshkruar sot marrëveshja nga Operatori i Sistemit të Transmetimit me bankën gjermane KfW për financimin e linjës së interkonjeksionit 400 kw  me Maqedoninë.

Administratori i OST, Engjell Zeqo, tha se fillimi i ndërtimit të  këtij projekti do të nisë vitin tjetër.

Gjithashtu ai theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për sektorin energjitik në vend dhe integrimin e sistemit energjitik me rajonin.

Ndërsa Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, tha se investimet gjermane synojnë të rrisin mirëqënien në Shqipëri dhe të ulin emigrimin.

“Ky projekt ka shumë rendësi për sektorin energjitik në Shqipëri. Ne kemi investuar dhe do vijojmë mbështetjen për Shqipërinë” deklaroi ajo.

Kjo linjë e interkonjeksionit përfundon lidhjen energjitike të Shqipërisë me të gjithë vendet fqinje.

Projekti përfshin linjën me Maqedoninë dhe ndërtimin e dy stacioneve në Fier dhe Elbasan.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>