Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

40-vjetori i vdekjes së Elvis Presley

Nga Klodiana 0

Ish-bashkëshortja e Elvis Presley dhe vajza e tyre iu bashkuan mijëra fansave të tij në rezidencën “Graceland” në Memphis të shtetit Tennessee gjatë mesnatës së të martës, për të shënuar 40-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta me qirinj nëpër duar.

Priscilla Presley, sot 72 vjeç, është parë teksa përshëndeste fansat përpara se të niste ceremonia e së martës, në momentin kur ata mbërritën në ish-pronën e këngëtarit.

Kjo ceremoni zhvillohet çdo vit në ditën e përvjetorit të vdekjes së Presleyt. Por këtë vit pati edhe disa shqetësime, pasi vizitorët duhej të paguanin 28.75 dollarë për të marrë pjesë në ceremoni, hera e parë që paguhet për një ngjarje të tillë, pasi zakonisht pjesëmarrja ka qenë falas.

Priscilla dhe Lisa Marie falënderuan më pas turmën për dashurinë dhe dedikimet ndaj ish-legjendës së muzikës “Rock and Roll”.

Priscilla u martua me Elvisin në vitin 1967, përpara se të divorcohej në vitin 1973. Lisa Marie, vajza e tyre, u lind në vitin 1968. Elvis Presley ndërroi jetë pas një ataku kardiak më 16 gusht të vitit 1977, në “Graceland”, në moshën 42-vjeçare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej