Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

30 tetor 1945/ Kur grekët projektonin atentate për të aneksuar Himarën

Nga Media 0

Përpjekjet e qeverisë greke për të prishur zgjedhjet në zonat e minoritetit grek në territorin shqiptar

Ishte tetori i vitit 1945, kur një zyrtar i lartë i Sigurimit të Shtetit në Jug të vendit, Peço Kagjini,  i shkruan ministrit të Brendshëm, Koçi Xoxe, se “reaksioni grek në Himarë i mbështetur nga Greqia, po përpiqej të ndalonte popullin të votojë në zgjedhjet që po koci-xoxeafroheshin“. Në letër “reaksioni” në Himarë po përpiqet të ndalë popullin të votojë me qëllim që t’i aneksohet Greqisë.

Në qoftë se ne do të votojmë në këto zgjedhje, atëherë do të lidheshim pazgjidhshmërisht me Shqipërinë. Nëse do t’ia dalim të mos votojmë atëherë e kemi gojën e hapur për t’i thënë Botës së jashtme: stop”.

Në letër pasqyrohen edhe disa objektiva të vendosura në një mbledhje në Kostanjë të Greqisë, ku merrnin pjesë edhe minoritarë grekë, të cilët kishin diskutuar mundësinë e atentateve në ditën e votimit për të trembur popullin për të mos dalë në votime. Në raportet e atëhershme të institucioneve komuniste të sapo krijuara, rezultonte që nuk kishte dëshirë masive të pakicës greke që t’i bashkohej Greqisë. Por, përpjekjet e palës greke ishin intensifikuar në ato kohë.

Më poshtë botojmë letrën që Peço Kagjini ia dërgonte ministrit të Brendshëm Koçi Xoxe.

Letra

Drejtuar Koçi Xoxit, Tiranë

Reaksioni në minoritet, i udhëzuar nga Greqia po punon për apstenimin në zgjedhje duke shtruar kështu: Në qoftë se ne do të votojmë këtë rradhë, do të mbetemi pazgjidhshmërisht të lidhur me Shqipërinë. Kurse nëse nuk do të votojmë do të kemi ç’ti themi botës së jashtme Stop.

Gjithashtu mora vesh se në një mbledhje që është bërë në Kostanjë, të Greqisë nga minoritarë që ndodhen në Greqi, dhe nga Tethnofilliaqisë, për të pasur sukses në apstenime, kishin shtruar edhe mënyrën e prishjes së qetësisë dhe trembjes së popullit, kur të vijë të votojë, edhe mënyrën duke bërë atentate. Të gjitha këto për të paraqitur gjendjen të pasigurt, me qëllim që populli të mos votojë. Ata shtrojnë që sot është koha të punojmë më shumë gjatë kufirit.

Kjo propagandë është infiltruar.

30.10.945, Peço Kagjini

letra

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>