Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

“28 Nëntori”, Tirana feston/ Veliaj: Vitin tjetër festa në sheshin më të bukur në rajon (video)

Nga Rexhina Biba 0

tirana

Ceremonia e festës së pavarësisë së Shqipërisë e ka gjetur ndryshe Tiranën këtë vit.

104-vjetori i Pavarësisë u mbajt në “Sheshin Skënderbej”, ku dhe po zhvillohen punimet për ta kthyer në atë që Kryebashkiaku e quajti “sheshin më të bukur në rajon”.

Në qiell u lëshuan plot 15 mijë tollumbace kuq e zi.

Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj duke i quajtur 104 vitet e pavarësisë histori suksesi nënvizoi se  sot duhet punuar për të modernizuar Tiranën.

Ndërkohë që sheshi Skënderbej po rikonstruktohet, Veliaj premtoi se vitin tjetër festa do të bëhet në sheshin që do të jetë më i bukuri në rajon.

“Vitin tjetër sheshi “Skenderbej” nuk do të jetë më kantier por një shesh i jashtëzakonshëm. Do të sigurojmë që 28 Nëntorin tjetër do ta festojmë në një shesh që do të jetë më i bukuri në rajon”- tha Veliaj

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>