Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

28 Nëntori shpallet ditë pushimi në Kosovë

Nga Skenderi 0

Kryetari i Bashkise se Prishtines Isa Mustafa, duke folur per gazetaret gjate homazheve te mbajtura ne Kuvendin e Shqiperise, per nder te Deputetit te PD Sokol Olldashi, i cili humbi jeten mbreme, gjate nje aksidenti me makine prane tunelit te Kerrabes, ne aksin Tirane-Elbasan.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar shqiptar, të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Ky vendim është marrë me propozim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Dita e Flamurit Kombëtar shqiptar nuk është në listën e festave zyrtare në Kosovë, prandaj ajo është shpallur ditë pushimi me vendim të qeverisë.

Edhe pse kjo nuk është paraparë me ligj, është një festë kombëtare dhe propozoj para kabinetit qeveritar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi”, ka thënë Mustafa.

Kabineti qeveritar ka votuar pro këtij vendimi, me çka edhe është vendosur që 28 Nëntori 2016, ditë e hënë, të jetë ditë pushimi në Kosovë.

/illyriapress.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>