Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

26 vjetori i RD, Basha: Mediat të angazhohen në zgjedhje të lira e të ndershme

Nga Ejona 0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u kërkon mediave që të angazhohen bashkërisht për zgjedhje të lira dhe ndershme

Gjatë takimit për 26 vjetorin e themelimit të gazetës së parë opozitare Rilindja Demokratike, Basha ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë punonjësit e medias dhe tha se ishte i hapur edhe ndaj mediave kritike të opozitës.

Kreu i opozitës tha se  mbështet çdo përpjekje për ruajtjen e pavarësisë së medias dhe 5 janarin ai e konsideron si ditën e shtypit të lirë në Shqipëri.

Basha: Dua t’i bëj thirrje mediave të vendit përfshirë mediat kritike me opozitës, të bashkohemi sot për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të luftojmë së bashku për të zhdukur njëherë e mirë blerjen e votës. Dua ta pohoj para jush; prej të vërtetës ekzistojmë dhe prej asaj do të fitojmë. Kam qenë dhe jam kurdoherë i hapur me mediat dhe bashkëpunues. Misioni im e përfshin këtë dimension. Refuzimi i kritikës është refuzim i vet idesë së ndryshimit. Kjo është një nga pikat ku unë dua të bëj ndryshim.

 

3545246

ora-news3

sali-berisha

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>