Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

26 vjeçari në Torovicë u vra nga grabitës të armatosur për paratë e qumështit

Nga Skenderi 0

Një vrasje  ka ndodhur sot në orën 06 e 15 minuta në rrugën e vjetër të Torovicës në zonën që ndan Lezhën me Shkodrën.

Policia njoftoi se gjeti një person  të pa jetë dhe pranë tij një mjet tip “Ford”. Viktima është shtetasi  Ajet Qokthi, 26 vjeç. Ai bashkë me një tjetër person, një i afërm i tij, po bënin transportin e qumështit nga fermat blegtorale që janë në  atë zonë.

Nga të dhënat e para mësohet se ka pasur një tentativë grabitje. Policia ndodhet në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej