Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

26 vdekje shqiptarësh në burgjet greke në 2 vitet e fundit

Nga Klodiana 0

Nga Shpëtim Zinxhiria / Athinë

Shqiptarët e vrarë nuk duhen parë si jashtëtokësor apo si numra shifror nga shteti shqiptar, një shtet që për çudi po hesht, në një kohë kur OKB-ja i ka kërkuar Izraelit një hetim për një palesinez të vdekur në burgun e këtij vendi. Mos vallë duhet që ti bëjmë thirrje OKB-së, që të detyrojë shtetin shqiptar që të interesohet për të mbrojtur shtetasit e tij?

Video e fundit që ngriti në këmbë mediat e dy vendeve fqinje ende nuk po ndërgjegjëson qeverinë shqiptare. Lista mund të jetë më e gjatë nëse do të kishim një bashkëpunim me këtë ambasadë që kemi sot, por ajo ka dashur të qëndrojë e heshtur për këtë problem të cilën as nuk do ta prekë, përkundrazi bëhet pengesë.

Kronologjia e vrasjeve dhe vdekjeve në burgjet greke

Thanas Curi dhe Eleni Curi 3/2/2017 u vranë në shtëpi në lagjen Peristeri të Athinës. Vrasësit ishin grekë.

Ilia Qerim Kulla 35 vjeç 2/04/2017, babai i dy fëmijëve u vra në Mënidhi në Athinë brenda në makinën e tij.

Valton Loka 12/11/2017, babai i dy fëmijeve u vra në Kretë nga një grua e droguar. Mediat greke than se ishte një prind i shkëlqyer. 27/04/2018 vritet me thikë në lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek 23-vjeçari.

13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

Nesti Prifti.15/08/2018 36-vjeçari babai i një fëmije u vra me 5 plumba kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij, në Athinë.

15/07/ 2018 Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

19/11/ 2018 Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën.

22/11/2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.

23/11/2018. Vritet shqiptari në Janinë, policia greke tregon versionin e saj, përmes një deklarate zyrtare, ka dhënë informacion për vrasjen. Pas një informacioni të marrë në rrugë operative për trafik të lëndëve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, efektive të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov. Efektivët e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie.

24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.

25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.

26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.

29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.

5/12/2018. Një 18-vjeçari Enriko Buzani është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.

12/12/2018 Një tjetër vrasje e një shqiptari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Omonisë, në Athinë. Viktima është një 44 vjeçar nga Fieri, baba i 3 fëmijëve, i cili njihej si një biznesmen që merrej me rritjen artificiale të peshkut. Ai kishte mbërritur prej pak ditësh në kryeqytetin grek dhe ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti” nr 21.

27/12/2018 I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç Gezim Shekaj, kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi. Ai u gjend i varur në qelinë e spitalit psikiatrik në burgun Koridallo të Athinës.

Vdekjet në burgjet greke

Një gjë duhet të kuptojmë, se vdekjet në burgjet grek nuk janë aksidentale dhe të rastit. Aktualisht emigrantët shqiptarë përbëjnë 4% të popullsisë në Greqi dhe 23% në burgjet greke. Sipas portalit të Drejtësisë “Dikastiko.gr” në burgjet greke për 2018 kanë vdekur 51 të dënuar.

Burgjet në Greqi sidomos burgu i Korifdallos është jashtë çdo kontrollit, ku të gjithë e dinë se jeton një tjetër shoqeri, “ligji i xhunglës” me kanunet e tij. Skuadra më e forte bën ligjin dhe ajo skuadër mund të jetojë e sigurtë. Të burgosurit shqiptar mbahen deri në 6 muaj më shumë nga dita e lirimit…Pse?

Askush nuk mund të thotë sa janë shqiptarë, asnjë informacion nuk jepet nga ambasada shqiptare në Athinë e kthyer tashmë në Grestapo ndaj gazetarëve shqiptarë.

 

10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.

25 /01/2018, një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.

8/09/2018 Një vrasje në burgun e Koridalos që u mbajt fshehur nga autoritetet greke, bëhet fjalë 31-vjeçarin Franc. I riu nga Vlora u vra në prag të lirimit. Këtë njoftim e bën motra e tij duke kërkuar arsyen përse u vra vëllai i saj dhe pse hesht shteti shqiptar.

28/12/2018 Gjendet i vdekur në qeli 33-vjeçari nga Vlora, Gëzim Shekaj , teksa mbahej në burg përtej afatit të përcaktuar nga gjykata në Greqi.

15/01/2019 Gjendet i varur në komisariatin e policisë në Agio Nikolaos në Kretë.

14 /01/ 2019 vritet në burgun e Koridalos, 36-vjeçari Albert Bako, i cili akuzohej për vrasjen e avokatit Zafiropoulos.

18/01/2019 gjendet i vdekur në qelinë e burgut Koridallos në godinën D, 60-vjeçari nga Vlora

27 /01/2019 Gjendet i vdekur në qelinë e tij në burgun Koridallos në godinën E, i helmuar 33-vjeçari shqiptar Bardhyl Tusha, nga fshati Shelegar i Sarandës. Vrasje të cilat janë kryer një ose dy ditë para gjykimit të çështjes së avokatit.

Lidhur me këto vdekje Ministria e Drejtësisë së Greqisë ka nxjerrë një njoftim të brendshëm, për punonjësit apo gardianët e burgjeve, ku thekson se, punonjësi social ose drejtori i burgut në të cilin është i ndaluar i burgosuri kur vdes ky i fundit, njofton menjëherë vdekjen e tij tek autoritetet kompetente administrative dhe gjyqësore dhe të afërmit e tij. Në rastin e vdekjes së një të burgosuri të huaj, ambasada ose konsullata e vendit të tij ose autoriteti konsullor i vendit më të afërt njoftohen.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej