Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

25 marsi 1944, dita e turpit për Greqinë, dita e tmerrit për hebrenjtë

Nga Arben Llalla 0

Nga Arben Llalla

Çdo 25 mars Greqia feston ditën e fillimit të Revolucionit të 1821 për mëvetësinë e saj nga osmanët. Por, në të vërtetë çfarë pasqyron 25 marsi për Greqinë?

Kjo është një pikëpyetje e madhe për Greqinë, sepse nuk është fillimi i Revolucionit të 1821, as dita e shpalljes së pavarësisë së Greqisë e nuki ka lidhje me asgjë kombëtare.

Më 15 Mars 1838 Mbreti i Greqisë, bavarezi Otton shpalli 25 Marsin si festë kombëtare duke e lidhur me një festë të krishterë. Pra, për herë të parë 25 Marsi u festua si festë kombëtare më 1838, mbi 15 vjet pasi Greqia kishte shpallur pavarësinë dhe 7 vjet pasi Athina ishte bërë kryeqytet i saj.

Në fakt, 25 marsi lidhet me një ditë të turpshme për Greqinë, të cilën grekët bëjnë sikur e kanë harruar.

Ishte mëngjesi i 25 marsit 1944, kur trupat gjermane me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, batalioneve të Sigurimit grek të komanduar drejtpërdrejtë nga kryeministri kuisling, Joani Ralli hipën nëpër kamionë rreth 1.725 burra, gra, pleq e fëmijë të komunitetit hebre që ishin grumbulluar nga i gjithë Epiri në dy qendra. Ishin hebrenjtë, të cilët prej disa shekujsh jetonin në Epir dhe atë ditë të zezë grekët në bashkëpunim me gjermanët i nisën për në kampet e shfarosjes. Sipas dëshmitarëve dhe dokumenteve të kohës nuk pati asnjë reagim nga qeveria vendore, nga popullata greke. I gjithë operacioni shoqërohej atë ditë nga policia greke dhe ushtria gjermane. Vetëm 3 orë në dispozicion iu lanë hebrenjve atë ditë për t’u bërë gati, për braktisjen me dhunë nga pronat e tyre.

Për lexuesit po sjellim fotot e asaj dite të zezë për bashkësinë hebre, të 25 marsit 1944, ditës së turpit për Greqinë, e cila bën sikur e harron. Grekët e dinë fare mirë se çfarë mëkati kanë kryer në bashkëpunim me gjermanët nazistë. Besoj se nuk ka vend për fjalë, ku qartë vërehet dëshpërimi, lotët tek hebrenjtë e Epirit, të cilët me një valixhe në dorë u nisën drejt vdekjes për të mos u rikthyer kurrë më në shtëpitë e tyre. Ky është njëri nga faktet e shumta të bashkëpunimit të grekëve me gjermanët nazistë për pastrimin e Greqisë nga minoritetet shqiptare dhe hebre. E pra, nëse do kishte një bashkëpunim të shqiptarëve të Çamërisë me gjermanët nazistë denoncimi i parë do të bëhej nga bashkësia hebre e Epirit. Ja edhe një fakt tronditës për historinë e Greqisë, e cila gjithnjë ka shtrembëruar të vërtetën.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej