Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

21 Janari/ Rama: Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë

Nga Klodiana 0

Lidhur me ngjarjen tragjike të “21 janarit”, ku katër persona mbetën të vrarë në bulevard, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë homazhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, Rama ka mbledhur në kryeministri familjarët e viktimave të “21 janarit”.

Në këtë ditë të vitit, për ata burra që u vranë në këtë Bulevard 7 vite më parë, është kthyer në një moment të pazakontë përkujtimi, në një boshllëk të drejtësisë së munguar. Një pasqyrë kombëtare e betejës së shpallur në 3 vitet e fundit për një reformim drastik të sistemit të drejtësisë ku në çdo hap përballemi me celulat anti-reformë.

Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi nuk janë më në jetë prej 7 vitesh. Fëmijët e tyre 7 vite më të rritur, plaga e padrejtësisë në shpirtin e familjarëve, 7-fish më e madhe. Të vjen në mend shprehja latine: “Ja vlen të shkatërrosh botën për të vendosur drejtësinë në këtë, apo atë jetë”.

Ka ikur dhe një vit tjetër, dhe drejtësia ka vonuar sërish. Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë por drejtësia nuk vonon. Vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën, e shpërthen mllëfi i padurimit, që i adresohet politikës, qeverisë, mua pa dyshim,” tha Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej