Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

20 mijë pensionistë përfitojnë rritje pensionesh

Nga Klodiana 0

Drejtoresha e Drejtorisë së Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Solida Dibra, tregon se janë tre kategori të cilat i kanë pensionet më të ulta se pjesa tjetër që kanë punuar në të njëjtat kushte pasi nuk është bërë indeksim apo rritje pensionesh për këtë periudhë.

20 mijë pensionistë që kanë dalë në pension në vitet 1993-1996 do të përfitojnë rritje të pensionit. Janë tre kategori të cilat kanë pensione të ulta pasi nuk kanë përfituar nga rritjet e pensioneve në vitet 2000 dhe 2001, duke u tërhequr nga puna me 60 përqind të pagës. Drejtoresha e Drejtorisë së Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Solida Dibra, shpjegon se aktualisht po bëhet verifikim i dosjeve për të përzgjedhur fituesit. Drejtorja e Përfitimeve në ISSH u shpjegon qytetarëve që të mos ndërmarrin asnjë veprim, pasi ata do të përfitojnë automatikisht.

Solida Dibra: Pensionet e plota të pleqërisë të caktuar me ligjin 7703 që vazhdon të jetë akoma sot në fuqi, kategroi tjetër që përfiton është ajo e minatorëve që kanë dalë në pension të parakohshëm në vitet ’95-’96 dhe gratë që kanë punuar në arsim dhe kulturë, por edhe këto në periudhën ’93-’96. Kategoria e tretë që përfiton janë ushtarakë në pension për vjetërsi shërbimi.

Drejtorja e Përfitimeve në ISSH shpjegon se qytetarët nuk duhet të përgatisin asnjë dokument dhe as të interesohen nëse janë përfitues, pasi do t’ju shpërndahet automatikisht.

 Solida Dibra: Do këshillonim një pjesë të mirë të qytetarëve që të mos paraqiteshin në zyrat tona, sidomos në periudhën qershor-gusht, ku ne kemi parashikuar një plan të mirëorganizuar masash sesi do të bëhet zbatimi i këtij vendimi.Gjatë kësaj periudhe strukturat tona rajonale në të gjithë Shqipërinë do të verifikojnë dhe përpunojnë rreth 100 mijë dosje.

Fatura për rritjen e pensioneve për këto kategori do të jetë më shumë se 3 miliard lekë të vjetra vetëm për periudhën 6 mujore të mbetur nga 2016.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej