Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

2-1/ Tirana thyen kampionët dhe rihap kampionatin

Nga 27-shi 0

Filloi me një dasëm dhe përfundoi me festë për të gjithë tifozët e Tiranës. Gentjan Muça i ka thënë PO nuses së tij pikërisht në fushën e stadiumit “Selman Stërmasi”, duke pasur dëshmitarë të gjithë tifozerinë, ndërsa skuadra e tij ka ndalur Skënderbeun pas gjashtë fitoreve radhazi. Pikërisht kjo është Tirana që të gjithë presin, agresive në fushën e lojës, duke dominuar gjatë pjesës më të madhe të lojës, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Që në të 17’, pas një inkursioni të shkëlqyer të Hoxhallarit nga e majta, Cise e dërgon topin tek Mervil, i cili nga jashtë zonës bën një goditje për katalog, duke e mposhtur portjerin Shehi.

11Gentjan Muça, në momentin kur u celebrua me bashkëshorten përpara takimit

Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, pas një tjetër aksioni model është Mervil që dërgon një asist për afrikanin tjetër Moses, i cili e mposht edhe një herë tjetër kapitenin e Skënderbeut. Ndërsa korçarët ndjenë vështirësitë e një transfertë të vërtetë, gjë që nuk e kishin provuar në këtë edicion, por sidoqoftë e vunë në vështirësi Tiranën në minutat e fundit, madje edhe shënuan me anë të Latifit, por vetëm kaq. Ishte një fitore e madhe për Tiranën, por që i bëri një nder të madh edhe kampionatit në përgjithësi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej