Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

1992/“Specialistët” dhe socialistët sipas Pjetër Arbnorit, e vërteta e shprehjes

Nga Media 0

Nga Kastriot Dervishi

Prej vitesh qarkullon një shprehje e vjetër e Pjetër Arbnorit se të majtët nuk ishin socialistë, por specialistë. E vërteta lidhet me një ndodhi në Bon ish kryeqytetin e Gjermanisë në vitin 1992.

Një grup deputetësh të Kuvendit Popullor me në krye kryetarin Pjetër Arbnori ishin për vizitë në Bon. Pas disa ditësh qëndrim në hotel, erdhi radha e pagesës së hotelit. Në pagesë përfshihej edhe pagesa e televizorit të dhomës, gjë të cilën deputetët nuk e dinin. Gjatë kohës së qëndrimit në hotel deputetët, të uritur për të parë programe pornografike, kishin rritur orët e pagesës televizive.

Në çastin kur duhej bërë pagesa te sporteli i hotelit, Pjetër Arbnori mëson çfarë kishin bërë deputetët dhe lëshon batutën se këta ishin specialistë, duke i ftuar të kryenin pagesat sipas kërkesave të gjermanëve. Kjo batutë pastaj është zgjatur e interpretuar në vite për gjëra të ndryshme.

http://www.55news.al/dossier/item/182075-1992-specialistet-dhe-socialistet-sipas-pjeter-arbnorit-e-verteta-e-shprehjes

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej