Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

1991/“Shënomëni dhe mua në armën e heronjve të heshtur”

Nga Media 0

Nga Kastriot Dervishi

Marrëzitë e regjimit komunist dhe të njeriut të ri që prodhoi ky regjim janë të shumta. Sjell sot për shembull një njeri të indoktrinuar në masë të lartë. Megjithëse jetonte në Tiranë, kishte bërë shkollën e mesme ushtarake dhe ishte në shkollën e lartë po ushtarake, nuk kuptonte asgjë se ku po shkonte Shqipëria, se ishte vendosur pluralizmi politik, etj. Shkruesi i kërkonte Ramiz Alisë të bëhej “hero i heshtur” i armës së Sigurimit, pikërisht në vitin kur kjo polici politike do shpërbëhej si e papërshtatshme dhe e panevojshme për rendin e ri shoqëror të vendit. Siç do vini re, shkruesi quan “shqiptarë të vërtetë” kategorinë e njerëzve të këtij kallëpi.

***

Shoku komandant,
Ju uroj shëndet dhe ju paçim gjithmonë në krye.
Quhem D.B. Dëshira që kisha për t’u bërë oficer, më bëri që të mbaroj SMV “Skënderbej” dhe sot jam student në SHLBO “Enver Hoxha, viti i parë. Por dëshira ime nuk është vetëm kjo. Prej kohësh më shqetëson një merak dhe mora guximin t’ua them vetë juve.
Unë kam dëshirë të futem në armën e Sigurimit të Shtetit, jo se këtu ku jam nuk kam dëshirë, por edhe unë si çdo shqiptar i vërtetë dua që t’i shërbej atdheut në një front ku mund të jap maksimumin time, të bëhem anëtar i “heronjve të heshtur”, këtë nuk e bëj as për karrierë dhe as për emër, por në radhë të parë si njeri i besës.

Me nderime e respekt
D.B.
20.2.1991

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej