Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

1943/ Sfondi dhe imazhi i diktatorit Hoxha, hiqen partizanët dhe tymi i cigares nga fotoja

Nga Media 0

Nga Kastriot Dervishi

Në fotot e propagandës, udhëheqësi duhet të dalë largpamës. Si pamja e tij ashtu edhe sfondi duhet të jenë gjithnjë të përkryera sepse kështu i shërbejnë manipulimit. Në të kundërt fotot përpunoheshin e pastroheshin. Populli duhej të krijonte një përfytyrim sa më afër gënjeshtrës së regjimit. Sjellim foton e radhës. Enver Hoxha është fotografuar këtu në Vithkuq të Korçës me rastin e formimit të brigadës së parë.

Origjinali (majtas) siç ruhet në Arkivin e PPSH-së dhe fotografia e manipuluar në albumet e diktatorit (djathtas). Për fatin e keq të qatipëve të propagandës, udhëheqësi kishte pozuar me tym cigareje në fytyrë. Po ashtu, pas tij vijnë të shkujdesur dy partizanë. Siç ishte fotografia nuk përçonte mesazhet e duhura. Nuk duhet të ishte me tym e i shkujdesur dhe ato partizanët nga prapa që nuk tregonin as disiplinë e rregull, nuk duhej të prishnin sfondin. Hiqen partizanët nga fotoja e gjithashtu hiqet edhe tymi nga fytyra.

http://55news.al/dossier/item/183957-1943-sfondi-dhe-imazhi-i-diktatorit-hiqen-partizanet-dhe-tymi-i-cigares-nga-fotoja

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej