Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

1930/ Nga Durrësi drejt SHBA-së me 110 $

Nga Media 0

bileta

Të udhëtoje dikur nga Shqipëria drejt SHBA paska qenë diçka mjaft e zakonshme, jo në kuptimin e synimit, por të lehtësisë. Gjatë viteve ’30 kanë qenë më qindra bashkëatdhetarë tanët, të cilët udhëtonin drejt tokës së premtuar duke u nisur që nga bileta-3Porti i Durrësit. Në atë periudhë ka pasur një agjenci qëndrore për prerje biletash në Tiranë dhe 8 nëndegë të sajat në të gjithë vendin. Dhe fakti që brenda 2 muajve ka pasur 4 data nisjeje dhe 3 vaporë që kryenin udhëtimet drejt Nju Jorkut dhe Kanadasë, tregon se fluksi i udhëtarëve ka qënë i madh. Dhe kjo ëndërr amerikane realizohej vetëm me 110 $. Kaq kushtonte një  biletë.

Dokumenti i ekzistencës së kësaj linje i përket revistës kulturore të përdyjavëshme, “Rilindja”, e cila botohej në vitet 1934-1936 në qytetin e Korçës. Duke u bazuar në një reklamë të botuar në  faqet e kësaj  reviste mësohet se në atë periudhë ishte një linjë detare për pasagjerë Durrës-Nju Jork, e cila drejtohej në Shqipëri nga shoqëria detare “Unitet States Line”. Kjo shoqëri lundrimi e kishte qendrën në  kryeqytetin e vendit, Tiranë me agjent të përgjithshëm për Shqipërinë, Gaqo Oparin.

Nga njoftimi mësohet se vaporët ekspres të kësaj shoqërie shërbenin për linjat e Amerikës dhe të Kanadasë. Njoftimi  i botuar në revistën “Rilindja” bën me dije edhe datat e lundrimeve që i përkasin një periudhe të muajve dhjetor të vitit 1934  dhe  janar të vitit 1935. Në këtë linjë kanë operuar 3 vaporë me emrat Manhatan, Washington dhe President Roosveld.

Linja detare Durrës-Nju Jork, kishte edhe degë agjencie për prerje biletash në qytetet: Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Leskovik, Berat, Sarandë, Tepelenë, me agjentë shitjesh të biletave: Efthim Opari, Mihail P. Prodani, Miço Garruli, Liço Spiro, Dhimo Hotova, LLambi Tavanxhi dhe Theodhos Leska.

Çmimet e klasit të III-të të udhëtarëve nga Durrësi në Nju Jork kushtonin vetëm 110 $. Pra, ëndërra e bashkëatdhetarëve tanë për të udhëtuar drejt Amerikës kushtonte shumë me lirë se sot…

Përgatiti: Mark Brunga /tesheshi.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>