Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

1913/ Kur Filati, Paramithia e Parga zhurmonin nga zërat e fëmijëve të Çamërisë

Nga Media 0

Koleksioni i rrallë i fotografit zviceran, Fred Boissonnas me rëndësi të madhe dokumentare dhe vlerë të lartë artistike.

Një koleksion i rrallë me fotografi të Çamërisë së vitit 1913, vjen përmes objektivit të fotografit të njohur zviceran, Fred Boissonnas. Gjatë një udhëtimi nëpër Greqi, ai ka fotografuar fshatrat e krahinës së Çamërisë, atëherë kur popullohej krejtësisht nga popullsia çame. Fëmijët çamë kanë mbushur rrugët e Parathimisë, Filatit e Pargës, ashtu siç shfaqet tregu, urat shtëpitë e objektet e tjera të jetës së kësaj popullësie, kur jetonte në trojet e veta në Çamëri.

Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas, 1858-1946) ishte fotograf zviceran, i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë. cameri2Buasona ishte magjepsur nga Greqia dhe në periudhën 1907-1913 udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon në vitin 1913 me historianin zviceran të artit Daniel Bo-Bovi (Daniel Baud-Bovy, 1870-1958) ishte veçanërisht i frytshëm. Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas dhe botoi gjithsej rreth 50 libra. Fotot e Buasonasë nga Greqia dhe jugu i Ballkanit u botuan ndër të tjera në vëllimet: L’image de la Grèce: l’Epire – berceau des Grecs (Imazhi i Greqisë: Epiri – djepi i grekëve), Gjenevë 1915, dhe L’image de la Serbie: le berceau des serbes (Imazhi i Serbisë: djepi i serbëve), Gjenevë 1919. Fotografitë e Greqisë, dhe në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në  kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek kanë jo vetëm rëndësi dokumentare, por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit.
Marrë nga albanianphotography.net, Robert Elsiecameri3

cameri4

cameri5

cameri6

cameri7

 

cameri8

cameri9

cameri10

cameri11

cameri12

cameri13

foto-cameri-1

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej