Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

1913/ Ismail Qemali miratoi krijimin e Komitetit Shqiptar të Milanos, nën patronazhin e princit mirditor Bib Doda

Nga Media 0

Nga Aurenc Bebja

 “Le Gaulois” ka botuar, të premten e 11 prillit 1913, në faqen n°2,  një shkrim në lidhje me krijimin e një komiteti shqiptar në Milano me miratim të Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Një komitet shqiptar

 Milano, 10 prill.

 Në mesin e refugjatëve shqiptarë u formua një komitet, nën patronazhin e princit mirditor Bib Doda, me ndihmën e disa personaliteteve të kolonive shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe Itali.

 Ky komitet, i miratuar nga Ismaïl Qemal Beu, ka për qëllim të informojë opinionin publik europian mbi kërkesat e kombit shqiptar dhe të mbrojë të drejtat e tij; ai përfshin përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë;

 Ky komitet do të fillojë publikimin e një gazete me seli të përkohshme në Milano.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-gaulois-1913-miratimi-i-ismail-qemalit-per-krijimin-komitetit-shqiptar-te-milanos/?fbclid=IwAR3Tq-DQNZKpNVqyEEiG2tkZ5WyUml0n_ZrIgGkVocLozdRoTYkfnNk6TpM

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej