Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

18 Qeshori/ Vjollca Braho: PDIU do të marrë 3 mandate në Elbasan

Nga Skenderi 0

Nga Julian Hoxhaj

Kryetarja e Forumit të Gruas të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet,  njëherazi Zv/Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Znj. Vjollca Braho së bashku me Kryetarin e PDIU-së për Elbasanin Z. Servo Mehmeti, kanë marrë pjesë dje në takimin e Forumit të Gruas së PDIU-së në Elbasan. Ky takim u zhvillua në kuadër të organizimit për zgjedhjen e kryetarëve të forumeve drejtuese të PDIU-së në të gjithë vendin.

Nga Elbasani Znj.Braho deklaroi se PDIU synon të marrë 2-3 deputetë në këtë qark. Ajo vlerësoi punën e bërë nga deputeti Aqif Rakipi në Elbasan, ndërsa u shpreh se nëse Forumi i Gruas së PDIU-së do të jetë i fortë, kjo parti shpreson të marrë 2-3 deputetë. “Duke pasur parasysh punën që është bërë nga deputeti Aqif Rakipi në zgjedhjet e kaluara, pretendimi jonë është të marrim 2-3 deputet në qarkun e Elbasanit. Në qoftë se do të jemi të forta nëpërmjet Forumit të Gruas të PDIU,  shpresoj që në qarkun e Elbasanit PDIU do të marrë 2-3 deputetë.”-u shpreh ndër të tjera Vjollca Braho.

Më tej, kryetarja e Forumit të Gruas të kësaj force politike u shpreh se ka nisur procesi i takimeve me Forumin e Gruas së PDIU në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu Znj.Braho kërkoi nga gratë anëtare të këtij forumi që të jenë të bashkuara për zgjedhjet e qershorit.

“Kjo forcë politike jo vetëm që është mjaft e konsoliduar dhe tejet e mirëorganizuar, por po kthehet në një nga partitë me peshë elektorale të rëndësishëm në të gjithë spektrin politik shqiptar. Aktualisht jemi përpara zgjedhjes së Forumeve drejtuese të gruas në të gjithë Shqipërinë. Do diskutojmë për hapat që do hedhim për zgjedhjet e qershorit të vitit 2017”, tha Braho.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej