Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

17 shfaqje me Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio i jep lamtumirën pasarelave

Nga Klodiana 0

Alessandra Ambrosio është larguar përfundimisht nga Victoria’s Secret. Supermodelja  sfiloi për herë të fundit në Shanghai dy ditë më parë dhe sot përmes një fotoje të publikuar në Instagram ka shkruar edhe disa fjalë për këtë largim.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa mirënjohëse jam që kam punuar për këtë markë të njohur që më ka frymëzuar mua dhe shumë gra në të gjithë botën. Edhe në ëndrrën time më të çmendur nuk kam imgjinuar kurrë se do të bëja 17 shfaqe të Victoria Secret.

Faleminderit familja e madhe Victoria Secret për kujtimet e paharrueshme. Mbrëmja e kaluar ishte shumë emocionuese për t’i thënë lamtumirë motrave të mia, por ne realizuam një shfaqe të bukur. Nuk do të mund ta bëja dot këtë gjë pa dashurinë, dhe mbështetjen e fansave të mi. Më bën mua të ndihem krenare që kam qenë pjesë e Victoria’s Secret. Do ju dua gjithmonë”,- shkruan modelja në Instagram.

http://www.balkanweb.com/site/supermodelja-e-njohur-i-jep-lamtumiren-victorias-secret-foto/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej