Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

16-vjeçari shqiptar pjesë e Tottenham, ja premtimi që i bëri Messi-t

Nga Media 0

Nga pamja duket i ngjashëm me Lionel Messi-n dhe “yllit” argjentinas i ka premtuar se një ditë do të bëhet po aq i famshëm sa ai. Futbollisti në fjalë quhet Albert Raçi, është shqiptar dhe luan me Tottenham. 15-vjeçari ka lindur në Kanada, por prej 3 vitesh jeton në Angli, pasi është pjesë e ekipit U-18 të ‘spursave’. Raçi për nga natyra është lider dhe këtë bën edhe në fushë, pasi detyra e tij është të dërgojë topat të rrjetë dhe t’i japë fitoren ekipit.

Sulmuesi i vogël më herët është grumbulluar me moshat e Kosovës, por prej disa muajsh ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Shqipërinë. Së fundmi “bomber” i datëlindjes 2003 ka qenë i grumbulluar nga trajneri Mustedaganic, për ndeshjet e Kombëtares U-17. Pak ditë më parë, mediat kanë fokusuar një moment mjaft interesant në ndeshjen e “Champions League” mes Tottenham dhe Barcelonës, ku një prej kapësve të topave ishte edhe Alberti. Sulmuesi teksa i kalonte pranë Lionel Messi është fokusuar teksa përshpëriste me vete: “Një ditë do të dëgjosh për mua shoku!”.

Jo vetëm për Raçin, por për të gjithë shqiptarët do të ishte diçka special nëse një ditë sulmuesi do të behej ‘killeri’ I skuadrave të “Premier League”, kampionatit ku pretendohet se luhet ende futbolli bio.

http://shqiptarja.com/lajm/16vjecari-shqiptar-pjese-e-tottenham-ja-premtimi-qe-i-beri-messit

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej